Ministria e Jashtme e Shqiperise ka bere nje njoftim te rendesishem per shqiptaret qe kane mbetur ne Suedi dhe Slloveni.
Njoftimi i Ministrise se Jashtme:
‼️Njoftim për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Suedi dhe në Slloveni
🔴Të gjithë personat që janë në gjëndje të provojnë se nuk kanë pasur mundësi të lenë Suedinë për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera, mund të aplikojnë për zgjatje afatit të qëndrimit, me kusht që ky afat të mos i kalojë 90 ditët.
🔴Nëse qëndrimi në zonën Schengen do t’i kalojë 90 ditët, duhet të aplikojnë për një VIZË Vizitori.
❗️Aplikimi duhet të kryhet para se të skadojë afati i qëndrimit të deritanishëm.
🔴 Aplikimi bëhet duke ndjekur udhezimet në linkun e mëposhtëm të Portalit Diplomatik;
https://www.government.se/government-of-sweden/ministry-for-foreign-affairs/diplomatic-portal/
🔴 Njoftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët ndodhen në Slloveni, se koha e qëndrimit të tyre në këtë vend, në këtë situatë të jashtëzakonshme, nuk do të llogaritet brenda 90 ditëshit të qëndrimit të lejuar në zonën Schengen.
Bashkë kundër këtij armiku 🦠, do t’ja dalim!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/