Detaje mbi viktimën e dytë, Berisha: I domosdoshëm testi për të gjithë...

Detaje mbi viktimën e dytë, Berisha: I domosdoshëm testi për të gjithë punonjësit dhe të sëmurët tek ‘Shefqet Ndroqi’

95
0
Shares

Fatkeqësisht sot u shënua viktima e dytë nga koronavirusi. Një 66-vjeçar nga Lushnja nuk mundi te mbijetonte dot, kjo pasi u rëndua dhe më shumë nga disa sëmundje të tjera prej te cilave vuante prej kohësh.

Sakaq, detaje të reja për viktimen, i sjell ish-kryeministri  Sali Berisha, i cili shkruan se viktima, fatkeqesisht ka qene i shtruar per 22 dite me radhe ne Sanatorium per defiçit respirator. Berisha me kete rast, kerkon qe t’iu behet testi te gjithe personelit mjekesor dhe te vendosen ne karantine, pasi mund te kene rrezikuar infektimin.

POSTIMI I BERISHES

Ky ishte i semuri qe u mjekua ne Spitalin Shefqet Ndroqi per 22 dite me radhe per difiçit respirator.Le te shprehim ne ngushellimet me te ndjera familjes te te ndjerit dhe te ju urojme sherim te plote te gjithe te semurve te prekur nga kjo viroze dhe te gjithe te infektuarve.

Gjithashtu ju ftoj te pershendesim dhe shprehim mirenjohje ndaj te gjithe mjekeve, infermiereve, sanitareve te vendit per punen vetmohuese qe bejne.

Shtoj ketu se njelloj si viktima e pare e Spitalit te Durresit edhe ky rast fatkeq u injorua plotesisht ne rrafshin epidimiologjik,thuhet se kerkesa e mjekve per testim ra ne vesh te shurdher dhe testimi u be me vonese dhe po me vonese u be dhe transferimi i tij ne reanimacionin e spitali infektiv te specializuar per trajtimin e rasteve te tilla te renda.

Per shkak te ketij qendrimi, ne spitalin Shefqet Ndroqi u krijua nje bombe virale, deri tani jane 8 bluza te bardha te infektuara dhe nje numer krejt i panjour individesh te tjere, personele e vizitore te ketij spitali.

Konsideroj te domosdoshme vendosjen ne karantine te plote dhe testin per te gjithe punonjesit dhe te semuret e Spitalit Shefqet Ndroqi. sb

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY