DETAJE/Çfarë tha ministri i brendshëm mbrëmë që u shkarkua sot nga Albin...

DETAJE/Çfarë tha ministri i brendshëm mbrëmë që u shkarkua sot nga Albin Kurti

167
0
Shares

Përkrahja e thirrjes së Presidentit Hashim Thaci për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, i ka kushtuar Agim Veliut. Kryeministri Kurti e shkarkoi numrin dy të LDK’së nga pozita e Ministrit të Punëe të Brendshëm.

Kryeministri Albin Kurti me një vendim të papritur e ka shkarkuar nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliun, i cili mbrëmë u deklarua ndryshe nga qendrimi i Qeverisë.

Derisa Qeveria e Kosovës, përmes zëvendëskryeministrit Haki Abazi, u deklarua kundër kërkesës së Thacit për ta shapllur gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të situatës nga virusi Covid-19.

Veliu dje ka thënë se situata është serioze dhe se duhet të ndermerren masat më ekstreme për t’u mbrojtur nga pandemia.

“Situata në Kosovë është serioze. Numri i të prekurve po rritet”, ka deklaruar Veliu në Klan Kosova.

“Institucionet duhet t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që ta parandalojnë këtë pandemi”, ka shtuar ai.“Unë personalisht jam që të ndërmerren të gjitha masat. Qofshin ato edhe ekstreme, sikurse po quhen, që të mbrohemi nga ky rrezik që e ka përfshirë globin, por edhe Kosovën”, është shprehur Veliu.

Ai tutje ka përkrahur propozimin e Thacit, ndonëse Qeveria pjesë e të cilës ishte Veliu nuk mbështeste dicka të tillë.

“Presidenti i Republikës ka propozuar që është mirë të bëhet gjendje e jashtëzakonshme, duke e pasur parasysh rritjen e numrit. Ai e shfrytëzon të drejtën e tij kushtetuese që ta paraqesë dekretin. Janë deputetët ata që e thonë fjalën e tyre, me votën pro ose kundër”, ka thënë ai më tej.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY