Duka dhe 270 pasagjerë bllokohen në Gjermani: Kompania anuloi fluturimin pa njoftuar

Duka dhe 270 pasagjerë bllokohen në Gjermani: Kompania anuloi fluturimin pa njoftuar

145
0
Shares

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka prej 4 ditësh ndodhet në Gjermani, ndërkohë që sot teksa priste t’i hipte avionit, kjo kompani udhëtimi pezulloi fluturimin.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Duka deklaroi se kishte shkuar në Gjermani për një punë, por sot krejt parapritur dhe pa njoftuar, kompania kishte vendosur të anulonte udhëtimin për në orën 7:25 të mëngjesit, duke bërë të bllokohen në aeroport 270 pasagjerë.

“Kompania ka anuluar fluturimin. Jam folur dhe me ambasadorin Kuko, i cili u angazhua dhe me rezulton se nuk ka mbyllje të fluturimeve. Por kjo kompania, që është low cost, edhe pse ishte i mbushur ky avion, ka anuluar fluturimin dhe ka mbyllur dhe telefonat. 270 pasagjerë ndodhen këtu. Ishte linjë direkte për Tiranë. Ishte i planifikuar. Ky ishte një nga aeroportet që udhëtonte. Kjo është çudi. Kjo kompani ka mbyllur telefonin dhe nuk mund të kontaktojë njeri. Ky ngërç e ka krijuar kompania.”, tha Duka.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY