4 raste të reja me koronavirus në Tiranë, një vatër tjetër është...

4 raste të reja me koronavirus në Tiranë, një vatër tjetër është shtuar

141
0
Shares

Mjekja e ISHP-së Eugena Tomini njoftoi sot për katër raste të reja me koronavirus në Shqipëri duke e çuar numrin total të të prekurve në 59, ndërsa numri i viktimave është rritur në dy, bashkë me 66 vjeçarin që ndërroi jetë sot tek Infektivi.

Vlen për t’u theksuar fakti se katër rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar të gjitha në kryeqytet, raporton ABC News. ISHP bën me dije se tre raste nga këto kanë lidhje me rastet e mëparshme, ndërsa një rast është i pavarur duke shënuar kështu një vatër të re infeksioni në kryeqytet.

Bëhet fjalë për një grua 66-vjeçare, e cila po merr trajtim intensiv tek Infektivi në QSUT.

Dhe njehere rastet e konfirmuara me poshte:

Tiranë 42 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina).

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY