Më një dekret të datës 18 tetor 2016, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka hapur rrugën Ligjit për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Kuvendi e miratoi ligjin me konsensus mazhorancë-opozitë, me 122 vota, seancën e 6 tetorit.
Presidenti Nishani dekretoi vetëm ligjin konsensual, atë të SPAK-ut, ndërsa nuk është shprehur ende për tre ligjet e tjera. Presidenti mund t’i kalojë edhe në heshtje ligjet, si ai për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor si dhe ligjin për Funksionimin dhe Organizimin e Gjykatës Kushtetuese, por mund të kemi edhe një kthim për rishqyrtim në Parlament.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/