VRASJA NE HOLANDE/ Prifti dëshmon në favor të Mark Frrokut

VRASJA NE HOLANDE/ Prifti dëshmon në favor të Mark Frrokut

80
0
Shares

Dom Gjovalin Suka, ish­administrator i Famullisë Shën Stjefni në Shkodër ka qenë dëshmitari i radhës në çështjen e Mark Frrokut. Ky është dëshmitari i gjashtë në këtë çështje, i thirrur nga Prokuroria. Mirëpo, si të gjithë dëshmitarët e tjerë, edhe Dom Gjovalin Suka ka dëshmuar pro Mark Frrokut. Ai ka treguar se Mark Frroku dhe familjarët e tij kanë bërë një betim te Kapela e Varrezave të Majit se nuk kishin dorë në vrasjen e Aleksandër Kurtit. Sipas priftit. ‘betimi’ në të tilla raste bëhet për të shuar konfliktet mes familjeve dhe se një njeri që bën “be”­në, sipas Kanunit është i pastër për atë që akuzohet. Këtë fakt e ka pretenduar më herët edhe i pandehuri Frroku dhe në seancën e së martës e përforcoi edhe Dom Gjovalin Suka i thirrur nga Prokuroria. Ky është ndoshta rasti i vetëm në drejtësinë shqiptare, ku thirret për të dëshmuar në një gjyq penal një prift, i cili shpjegon ritet liturgjike dhe kanunore, të cilat nuk mund të merren për bazë në një proces gjyqësor, rregullat e zhvillimit të të cilit i përcakton Kodi i Procedurës Penale dhe Kodi Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY