VIDEO/’Testoni, testoni’, PD: Porosia e OBSH nuk po zbatohet në Shqipëri

VIDEO/’Testoni, testoni’, PD: Porosia e OBSH nuk po zbatohet në Shqipëri

78
0
Shares

Shqetësimi qe ka ngritur diten e sotme Partia Demokratike eshte testimi i rasteve me koronavirusin.

Sipas doktoreshes, Mirela Tabaku, ajo që eshte vënë re është ulja e numrit të personave që testohen krahasuar me fillimin e javës së kaluar. Ajo ka bere thirrje autoriteteve pasi shqiptarët kanë të drejtë ta dinë pse veprojmë kundër këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Testoni, testoni, testoni”, porosia e OBSH nuk zbatohet në Shqipëri. Numri i testeve ka rënie drastike. Qeveria duhet të shpjegojë pse, të rrisë fondet për testimin dhe të testojë masivisht’,-shprehet ajo.

LIVE – Mirela Tabaku deklaratë për mediat

Testoni, testoni, testoni”, porosia e OBSH nuk zbatohet në Shqipëri. Numri i testeve ka rënie drastike. Qeveria duhet të shpjegojë pse, të rrisë fondet për testimin dhe të testojë masivisht! Dr. Mirela Tabaku, pjesë e grupit të punës ngritur pranë PD për monitorimin e situatës me coronavirus, deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 17 mars 2020

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, DR MIRELA TABAKU

Partia Demokratike po ndjek me shqetësim zhvillimin e pandemisë së COVID 19 në Shqipëri. Ajo që kemi vënë re është ulja e numrit të personave që testohen krahasuar me fillimin e javës së kaluar. Mënyra sesi po vepron Shqipëria shkon në kundërshtim me porositë e dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila këshillon qeveritë për protokollet që duhet të ndjekin për të minimizuar përhapjen e sëmundjes.

Vetëm një ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i OBSH dha një mesazh shumë të rëndësishëm: TESTONI! TESTONI! TESTONI!

Po e citoj të plotë mesazhin e tij për të gjithë qeveritë e botës!

“Mënyra më efektive për të parandaluar infeksionet dhe për të shpëtuar jetën është thyerja e zinxhirëve të transmetimit. Për ta bërë atë, ju duhet të testoni dhe izoloni. Ne nuk mund ta ndalojmë këtë pandemi, nëse nuk e dimë se kush është i infektuar.Kemi një mesazh të thjeshtë për të gjitha vendet: TESTONI, TESTONI, TESTONI.”

Cili është realiteti në Shqipëri?

Dy ditë më parë Partia Demokratike, bazuar në numrin e testeve të bëra, e ngriti këtë problematikë me shumë forcë, pasi të dhënat zyrtare të testimeve tregojnë se numri i tyre është ulur në mënyrë drastike dhe të pashpjegueshme.

Në 10 mars, një ditë pas konfirmimit të rastit të parë, janë kryer 114 teste.
Më 11 mars – 127 teste. Me këtë ritëm është vazhduar deri të premten, kur në 15 mars janë bërë 27 teste, dje vetëm 31 dhe sot u raportua për 42 teste në 24 orët e fundit.

Ajo që po ndodh në Shqipëri është se numri i personave që paraqesin ankesa dhe simptoma rritet, ndërsa numri i të testuarve pakësohet. Pyetja e të gjithëve është: çfarë po ndodh? Mungojnë tamponët, mungojnë kitet për t’i analizuar më pas mostrat që merren?

Shqiptarët kanë të drejtë ta dinë pse veprojmë kundër këshillave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Bazuar nga praktikat më të mira të vendeve të përfshirë nga kjo epidemi, bazuar në
atë çfarë OBSH këshillon, duhet që të gjitha marrat e marra, të kombinohen me testime të shtuara.

Duhen shtuar fondet për tampone, fondet per kite të bërjes së testeve!Duhet nxituar, pasi jemi vonë!Mosveprimi do të ishte një gabim me pasoja të rënda!

Duhet bërë gjithçka, duhet mobilizuar çdo fond dhe, sëbashku, të bëjmë çdo gjë për të qenë një hap para krizës, për të qenë sa më efikasë.

Nuk ka fjalë më të vlefshme për këtë kohë sesa fjalët e Drejtorit të OBSH-së: Testoni, testoni, testoni!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY