“Kryeministrit i duhet bërë electroshock”, Vasili i ashpër: Pas orës 6 nuk...

“Kryeministrit i duhet bërë electroshock”, Vasili i ashpër: Pas orës 6 nuk infekton më shume virusi or derezi

73
0
Shares

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka dalë me një thirrje për kryeministrin Edi Rama që të tërhiqet nga masat ekstreme, pasi njerëzit nuk infektohen me orar, duke iu referuar ndalimit të lëvizjes me këmbë nga sot pas orës 18:00.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili thotë se vendi ka nevojë për tamponë, veshje mbrojtëse për mjekët e infermierët, materiale dezinfektuese.

Postimi i plote i Petrit Vasilit:

Edi Rama perballu me pandemine dhe terhiqu nga vendimet e çmendura sa je ne kohe…! Edi Rama nuk i sistemon dot nervat e shkaterruara me akt normativ per coronavirusin.

Duke marre makinen ne garazh atyre qe do dalin pas ores 18 do te thote qe ky kryeminister duhet lidhur dhe i duhet bere electroshock.

Nuk infektohen njerezit me orar.Duhet 24 ore kujdes.

Pas ores 18 nuk infekton me shume virusi dhe para ores 18 me pak or derezi!

Edi Rama:

duhen tampone per diagnozen e coronavirusit,duhen veshje mbrojtese per mjeket e infermieret, qe po infektohen,duhen materiale dezinfektuese,duhet dezinfektim i rrugeve te qyteteve,

jane keto na shpetojne nga coronavirusi dhe jo marrezite e tua me shtetrrethime pandemike e me sekuestrim makinash ne garazh.

Keto s’po jua jep njerezve dhe duke mos i bere do te kallzohesh per genocid dhe krim ndaj njerezimit dhe gjithe shqiptaret do te vijne ne gjyqin tend publik.

Do kallzohesh per rrezikimin e jetes se mijra te moshuarve te bllokuar, te lene edhe pa mbeshtetjen e femijve te tyre qe nuk mund te levizin se ke shpallur ti shtetrrethim idiot.

Do te kallzohesh per te gjithe ata njerez me aftesi te kufizuar, qe jua veshtiresove e rrezikove jeten me rregulla te çmendura pa asnje lidhje dhe asistenca e tyre behet e pamundur.

Do kallzohesh se ke marre vendime antiligjore dhe psikopatike, vendime qe shkelin kushtetute e ligj.

Do kallzohesh nga mijra individe e bisnese qe i ke demtuar me vendime kafsherore antikushtetuese, pronen lirite e gjithshka dhe qe me te drejte do te kerkojne demshperblim deri ne nje.

Terhiqi mbrapsht vendimet e tua te çartura dhe mendjeshkulura. Terhiqi shpejt sa ke edhe shume shume pak kohe.

Terhiqi dhe mos perdor pandemine per te imponuar enderrat e tua paranojake e te falimentuara diktatoriale

Coronavirusi nuk ta ndryshon dot fatin e paracaktuar dhe ikjen shume te dhimbshme pa kthim….

/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY