Një 26-vjeçar Çerlis S. me banim në Shkodër u vu në pranga nga policia pasi tentoi të korruptojë një efektiv të Rrugores duke i ofruar atij lekë për t’i falur shkeljen e bërë. Ai u arrestua nga komisariati i Malësisë së Madhe pasi sot në aksin Shkodër-Koplik në fshatin Demiraj, i ka ofruar 5 qind lekë punonjësit të policisë rrugore. 26-vjeçari nuk kishte dokumentacionin e duhur të makinës që ai drejtonte dhe ndaj për të shmangur masën administrative për shkeljen ka tentuar t’i ofrojë ryshfet policit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...