Anetarja e AMA, Musta vlereson gazetaret e terrenit por ende mungon ekspertiza...

Anetarja e AMA, Musta vlereson gazetaret e terrenit por ende mungon ekspertiza ne media

189
0
Shares

Një lule tipike e Ditës së verës, në emisionin e Rudina Magjistarit, si simbolikë falenderimi dhe mirënjohje për punën dhe misionin e vështirë të gazetarëve dhe mediave në periudhën e vështirë të epidemisë.

Këtë mënyrë zgjodhi anëtarja e AMA Suela.Musta per të shprehur vlerësimin për mediat vecanërisht sic u shpreh ajo për vajzat, grate dhe nënat e reja që bëjnë gazetarinë e terrenit në këtë sfidë të madhe jo verëm për sigurinë e tyre fizike por dhe kushtet e karantinës së.shoqërisë në tërësi.

E rëndëishme është që të mos kemi karantinim të informacionit dhe komunkimit mbi sëmundjen në këtë situatë tha ajo

Zj. Musta tha se mediat audiovizive por dhe ato online po punojnë me profesionalizëm dhe me etikë si dhe televizionet po respektojnë udhëzimet e AMAs për transmetim dhe publikim sa më të shpeshtë të spoteve dhe fushata ndërgjegjesuee të publikut mbi masat shtrënguese parandaluese të Corona Virus.

“Por brenda rolit të saj informues dhe investigues media vecanërisht në emisionet e lajmeve mund të përcjellin më shumë informacion nga terreni spitalor dhe ai i ambulancave lidhur me kushtet e trajtimit të të prekurve apo dhe duke transmetuar apel dhe mesazheve të mjekëvë ta Karantinës në Infektiv me video call në mënyrë që publiku të informohet nga vendi i ngjarjes. Praktikë e cila po ndiqet dhe nga mediat italiane apo perëndimore

Mediat si misionare të informimit të pavarur duhet të dalin nga modeli i transmetimi me shumicë dhe vetëm të njoftimeve zyrtare pasi ato përmbajnë informacion të fragmentarizuar edhe pse është i certifikuar”, tha anëtarja e AMA Musta . Sipas saj në ekrane mungon ende zëri profësorëve i katedrave dhe studiuesve të Imunologjise. Farmacistëve mjekëve të familjeve, të cilët në profesionin e tyre kanë patur eksperienca të jashtëzakonshme në fushën e viruseve.

Rasti i Italise ku bordi i profesorëve të Spitalit më të madh Infektiv Spalanzzani
del cďo ditë me komunikatë dhe konferencë për mediat duhet të importohet në Shqipëri.sepse publiku beson shkencën dge dijen me shumë sesa qëndrimet e institucioneve mbi sëmundjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY