Zhupa: Veliaj te pezulloje taksat lokale qe paguhen deri me 20 prill

Zhupa: Veliaj te pezulloje taksat lokale qe paguhen deri me 20 prill

73
0
Shares

Zedhenesja e PD, Ina Zhupa i kerkoi sot Bashkise te vendose pezullimin e kestit te pare te taksave vendore, qe paguhet deri ne 20 prill

Deklarata e Zhupes:

Ne kete periudhe paralizimi te punes per shkak te korona virusit eshte e domosdoshme per te mbeshtetur qytetaret dhe bizneset qe ta tejkalojne sa me lehte te ndermerren edhe disa masa ekonomike edhe nga pushteti lokal.

Nje nga masat e para qe duhet te ndermarre Bashkia Tirane eshte : Pezullimi i kestit te pare te taksave dhe tarifave vendore, per bizneset, i cili duhet te paguhet me date 20 prill 2020!

Kjo mase eshte jashtezakonisht e nevojshme sidomos per bizneset e vogla qe sot jane te mbyllura per shkak te rrezikut te infektimit nga virusi dhe jane edhe me te varura nga te ardhurat e tyre ditore. Nderkohe shume nga detyrimet mujore duhet ti kryejne gjithsesi, gje qe e rendon poziten e tyre financiare. Per kete i bej thirrje Bashkise Tirane pezullimin e kestit te pare, deri ne stabilizimin e normalitetit te punes se biznesit.

Sot barra fiskale ne bashkine Tirane, eshte me e larta ndonjehere, me tarifa dhe taksa te reja dhe te rritura mbi 33% edhe nga viti i kaluar. Biznesi i vogel duhet te paguaj mesatarisht rreth 900 mije lek te vjetra.

Bashkia Tirane duhet te reagoj sa me shpejt, kjo mase do ishte nje frymemarrje lehtesimi, mbi te gjitha per biznesin e vogel qe cdo dite qe e mban mbyllur ka kosto dhe jo vetem mungese fitimesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY