KORONAVIRUSI/ Si te menaxhohet ankthi dhe stresi gjate karantines, flet psikologu

KORONAVIRUSI/ Si te menaxhohet ankthi dhe stresi gjate karantines, flet psikologu

186
0
Shares

Nga Gentian Çala, neuropsikiatër

Informacioni i vazhdueshëm që po marrim të gjithë në lidhje me COVID-19 (i njohur edhe si Koronavirus) është i mjaftueshëm për të shqetësuar cilindo prej nesh, por mund të jetë sfidues posaçërisht për ata që jetojnë me ankth në baza ditore ose që kanë një gjendje ankthi para-ekzistues.

Duke qenë se vetë-izolimi i është sugjeruar kujtdo nga qytetarët, është mjaft rëndësishme të kujdeseni për veten nëse keni pasur një përvojë të mëhershme të ankthit, pasi mbajtja e mirëqenies mendore është po aq e rëndësishme, sa edhe mirëmbajtja e mirëqenies fizike.

Për ata që kanë çrregullime ankthi, siç janë Klaustrofobia, Agorafobia dhe Çrregullimi i panikut, disa nga strategjitë e mundshme të menaxhimit që po diskutohen në lidhje me COVID-19, mund të ndërlidhen me mendimet specifike të “të ndjerit i bllokuar”.

Për më tepër, ata me gjendje të tilla si Ankthi shëndetësor dhe Çrregullimi Obsesivo-Kompulsiv (OCD) mund të shqetësohen nga fokusimi aktual mbi ndotjen dhe mundësinë e infektimit, të cilat mund të jenë veçanërisht shqetësues dhe si rezultat mund të përjetojnë një rritje të mendimeve negative automatike.
Frika nga të qenit “jashtë kontrollit” dhe “të paaftë për të toleruar pasigurinë” janë në të vërtetë karakteristika të zakonshme të shumë çrregullimeve të ankthit dhe kjo shpjegon pse kaq shumë individë me ankth para-ekzistues, tani mund të duket se po përjetojnë një përkeqësim të ankthit të tyre si rezultat i COVID-19.

Për më tepër, ky material ju ndihmon sesi të jeni të kujdesshëm për veten duke u marrë me mendimet negative të ndërlidhura me COVID-19 dhe synon të japë ndihmë shtesë për ata që janë duke luftuar me ankthin gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Ndërsa tani shumë prej nesh ndodhen në izolim dhe jeni duke përjetuar ankth disa prej aktiviteteve të listuara do t’ju ndihmojnë të mirëmbani shpirtrat tuaj dhe të mbroheni nga rënia në mirëqenien tuaj mendore.

Këtu janë disa sugjerime nga ekipi i stafit të Ankthit në Mbretërinë e Bashkuar (shumë prej të cilëve kanë përvojën e tyre personale të ankthit):

  • Shkarkoni disa inçizime që keni menduar të dëgjoni (informacion, muzikë, këshilla, të tjera)
  • Shikoni në Netflix ose në filmoteka të tjera që keni në dispozicion
  • Të merreni me gjëra të tilla si arte dhe vepra artizanale, thurje, video-lojëra
  • Provoni meditimin ose teknikat e tjera të relaksimit, veçanërisht për ata që nuk e kanë provuar kurrë (informacionin rreth këtyre teknikave mund ta gjeni edhe në internet)
  • Mësoni një hobi të ri, diçka si origami ose detyra të tjera të thjeshta artizanale
  • Edukimi (përmes lidhjeve në internet)
  • Kontaktoni me miqtë në Skype ose Facetime
  • Gatim ose zgarë
  • Ushtrime fizike në kushte shtëpie
  • Shkrimi
  • Leximi
  • Bëji-vetë aktivitete (lyerje, pastrim, dekorim, etj.)
  • Kopshtari

Të gjitha idetë e shkëlqyera për të të mbajtur aktiv dhe të zënë mund të jenë të dobishme.

Gjithashtu ju sugjerohen edhe këshillat e paketës (e quajtur APPLE), lidhur me mendimet negative që përjetoni herë pas here gjatë kësaj periudhe, si më poshtë:

Pranoni – Vini re, vetëdijësohuni dhe pranoni pasigurinë ndërsa vjen në mendje.

Pauzë – Mos reagoni siç bëni zakonisht. Mos reagoni fare. Vetëm pauzë dhe frymëmarrje.

Tërhiquni – Thuajini vetes kjo është vetëm shqetësim dhe kjo nevojë e dukshme për siguri nuk është e dobishme dhe jo e nevojshme. Është vetëm një mendim ose ndjenjë. Mos besoni gjithçka që mendoni. Mendimet nuk janë deklarata apo fakte.
Lëreni – Lërini mendimin ose ndjenjën. Do të kalojë. Ju nuk duhet të përgjigjeni atyre. Ju mund t’i imagjinoni ato duke fluturuar si një flluskë apo si re që largohet.

Eksploroni – Eksploroni momentin e tanishëm, sepse tani, në këtë moment, gjithçka është mirë. Vini re frymëmarrjen tuaj dhe ndjesitë e frymëmarrjes tuaj. Vini re tokën poshtë jush. Shikoni përreth dhe vini re atë që shihni, çfarë dëgjoni, çfarë mund të prekni, çfarë mund të nuhatni, tani për tani. Pastaj zhvendosni përqendrimin tuaj të vëmendjes në diçka tjetër – në atë që duhet të bëni, në atë që keni bërë përpara se të vini re shqetësimin, ose bëni diçka tjetër – duke përqëndruar vëmendjen plotësisht.

Tendenca për të kontrolluar gjithçka nga frika e humbjes së kontrollit, bën që shpesh herë të qëndroni me orë të tërë duke ndjekur burime të ndryshme informimi (ku jo gjithmonë informacioni i dhënë është shkencor dhe i qartë), kjo bën që të shtohet ankthi, ndaj duhet kufizuar koha për informim dhe duhen përzgjedhur burimet e informacionit.

Ju falenderoj që treguat durim për të lexuar këtë material, një pjesë e mirë e të cilat është marrë nga: anxietyuk.org.uk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY