I vëllai u infektua me koronavirus, Dom Lush Gjergji tregon: Simptomat që...

I vëllai u infektua me koronavirus, Dom Lush Gjergji tregon: Simptomat që kishin familjarët e mi

118
0
Shares

Dom Lush Gjergji, vëllai i pacientit zero të infektuar me koronavirus në Kosovë, Mëhill Gjergji, ka folur në një intervistë për “Abc News”, duke bërë thirrje për përgjegjshmëri ndaj vetes, të afërmve, familjarëve, dhe zbatim të përpiktë të udhëzimeve të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Vëllai im Mëhilli, me gruan e tij, Dranen, erdhen në Kosovë me fluturim Verona – Prishtian më 5 mars 2020. Çdo gjë ishte rregull me kontrollimet mjekësore, si në Verona, po ashtu edhe në Prishtinë. Si duket, së paku kështu thojnë ekspertët, virusi ishte në fazën e inkubacionit, dhe pasi një javë, ishte tejet agresiv dhe aktiv. Vëllai pati kollitje, shtrëngim në gjoks, plogështi. Pas kontrollimeve fillestare, “amatoreske” në Viti dhe në Gjilan, pa fajin e tyre, qe dërguan në Klinikën për Sëmundje Infektive në Prishtinë, ku gjendet edhe tani, së bashku me të birin Robertin, dhe me shoqen e tij, Suzanën, në terapi. Mjekët thojnë se gjendja e tyre tani për tani është stabile”,- shprehet Dom Lush Gjergji.

 

Don Lushi shpjegon simptomat që kanë pasur familjarët e tij: “Temperaturë, plogështi, kollitje, shtrëngim në fyt dhe në gjoks, shenja karateristike të këtij virusi, si duket mjaft agresiv sidomos për të moshuar dhe njerëz me sëmundje kronike.”

Ai konfirmon gjithashtu se më 8 mars kishte qenë në Stubëll ku ishte mbajtur mesha dhe ku ishte takuar me të vëllain dhe familjen e tij ndërsa më 12 mars, kishte marrë vesh se i vëllai Mëhilli, ishte hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Prishtinë.

Vetë Don Lushi ka bërë të premten e kaluar testimin, i cili ka dalë negativ.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY