VIDEO/Ministrja e gëzuar: 2268 mjekë, infermierë e studentë i janë përgjigjur thirrjes...

VIDEO/Ministrja e gëzuar: 2268 mjekë, infermierë e studentë i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar

618
0
Shares

Përmes një video në facebook, ministja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu informon se ka arritur të sigurojë studentë dhe mjekë për të ndihmuar në luftën ndaj COVID-19.

Janë 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, që i janë përgjigjur kësaj thirrjeje.  Një lajm i tillë është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu, e cila pati edhe një falenderim për ta.

“Deri në këto momente 2268 mjekë, infermierë, farmacistë, ekspertë të shëndetit publik, studentë të Mjekësisë, i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në një komunikim me publikun bërë të ditur se po riorganizohet shërbimi për të shtuar forcat e reja që kanë shprehur vullnetin për të kontribuar.

“Kam një falenderim nga zemra për prof. Dhimitër Krajën, ish shef i Spitalit Infektiv, dr. Sokol Agolli, mjek anestezist reanimator, dr. Mihal Kërci, mjek anestezist reanimator, dr. Roland Xhaxho, mjek anestezist reanimator, të cilët së bashku me inxhinierët mjekësore Pirro Kushi dhe Aziz Toska ju përgjigjën menjëherë thirrjes dhe sot janë duke ofruar shërbimin e tyre të vyer në përballje me koronavirusin e ri”, tha Manastirliu.

Gjatë komunikimit me publikun Manastirliu ka njoftuar dhe angazhimin e Prof.Ass. Krenar Lilës dhe prof. Arben Gjatës për menaxhimin e punës së shërbimit të anestezi-reanimacionit dhe të burimeve njerëzore.

“Kam angazhuar dhe caktuar sot doktor Krenar Lilën, mjek reanimator në QSUT, koordinator përgjegjës për organizimin e punës së shërbimit anestezi- reanimacion në të gjithë stukturat spitalore shëndetësore, që do të trajtojnë personat me infeksionin e shkaktuar nga COVID-19. Si dhe prof. Arben Gjatën koordinator përgjegjës për organizimin dhe administrimin e burimeve njerëzore ekzistuese dhe atyre vullnetare për përballimin e COVID-19.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/206871367329163/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY