Pacienti nuk tregoi, infektohen 1 mjek dhe 3 infermiere te Sanatoriumi

Pacienti nuk tregoi, infektohen 1 mjek dhe 3 infermiere te Sanatoriumi

104
0
Shares

Fatkeqesisht eshte rritur numri i te infektuareve me koronavirus ne Shqiperi, duke shkuar ne 51, 20 prej të cilëve ndodhen në Infektiv. Janë 563 raste të testuara, ndërsa numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është shtuar me 9.

1 mjek dhe 3 infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Sauk janë mes të prekurve. Ata kanë qenë në kontakt të ngushtë me pacientin, që më herët ka qenë i shtruar në këtë spitali, i cili ishte infektuar pas një vizite nga një i afërm që kishte qenë në Itali.

Në vijim të HETIMIT TË HOLLËSISHËM EPIDEMIOLOGJIK të filluar ditën e djeshme në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 4 raste personel shëndetësor (një mjek dhe 3 infermierë) të cilët kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. 

Siç ju kemi njoftuar, nga gjurmimi i kryer, ky pacient është vizituar në spital nga një i afërm që vinte nga Italia, dhe që NUK E KA DHËNË KËTË INFORMACION TEK STAFET MJEKËSORE. 

Personeli është në gjendje të mirë shëndetësore, PA SIMPTOMA dhe i vetëkarantinuar. 
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon pa u ndalur hetimi epidemiologjik dhe testimi i rasteve të dyshuara”,-u shpreh zv.ministrja sot.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY