13 të infektuar në Kosovë, njëri prej pacientëve tregon si e mori...

13 të infektuar në Kosovë, njëri prej pacientëve tregon si e mori virusin

139
0
Shares

Një pacient në kOSOVë i infektuar me koronavirus ka folur për media duke treguar se si kishte arritur ta kuptonte se ishte infektuar ai dhe familjarët e tij. Ai në një bisedë për RTV Dukagjini nga Klinika Infektive e QKUK-së ku gjendet i shtruar.

Sipas tij, familjen e tyre në Viti po e ndihmojnë të gjithë. Ai tha se as ai as bashkëshortja nuk kanë asnjë simptomë dhe se janë mirë.

Ai ka treguar se babi i tij ishte sëmurë, kishte simptoma dhe e kishte dërguar fillimisht në Viti, pastaj në Gjilan dhe pastaj në Prishtinë.

Babi i tij kishte ardhur nga Italia. “Baba tha se nuk po e ndjente veten mirë, dhe e dërguam te mjeku dhe ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.

“Fillimisht bashkëshortja kishte qëndruar me prindin, sepse unë kisha shkuar të pushoj. Kur u ktheva më thanë që duhet të shtrihem edhe unë në spital, dhe pastaj rezultuam që ishim të infketuar”, tha ai.

Kujtojme se ne Kosove raportohet se ka arritur ne 13 numr i te prekureve nga koronavirusi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY