“Na mbylli i gjati”, Çani reagon ashpër pas vendimit për televizionet: Ke...

“Na mbylli i gjati”, Çani reagon ashpër pas vendimit për televizionet: Ke luftuar për këtë ditë, jepi Rama!

132
0
Shares

Qeveria ka vendosur me një akt normativ, i cili ka për objekt përcaktimin e masave të veçanta, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.

Në një nga masat e këtij akti normativ parashikohen dhe sanksione për televizionet.

Sipas kësaj mase transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 milion lekë ose mund të rrezikojnë bllokimin e transmetimit.

Pas këtij vendimi, moderatori Arian Çani ka reaguar me një status në faqjen zyrtare të emisionit të tij “Zonë e lirë”. Çani i drejtohet Ramës duke u shprehur i indinjuar për këtë masë.

Çani shkruan: “Na mbylli i Gjati na mbylliiiii… Ka 20 vjet qe e pret kete dite… Putain… Bravo Ramses! Bravo o Faraon i Egjiptit !!! Tani je qe je, futi nje te mbyllur dhe rrjeteve sociale diarre dhe fli i qete… Te erdhi dita dhe e meriton. Ke luftuar per kete dite… Jepi Rams. Merr hak fort. Askush s’e ka mendjen ne keto kohe kolerash. Madje shumica e banoreve idiote dhe analfabete te ketij katundi, do gezohen pa mase. Jepi Ramses Faraoni… Godit fort. Déguelasse!”

Statusi i moderatorit ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY