Deputeti i PD, Flamur Noka tha në Ora News se përshëndet deklaratën e Manjanit. Ai tha se ushtria duhet të kishte ndërhyrë edhe pse nuk e zgjidh problemin
Noka:
Unë dua ta përshëndes deklaratën e ministrit sepse përpos faktit që ai pranon kanabizimin e vendit kërkon ose rekomandon një mënyrë për të dalë nga kjo situatë. Deklarata e Manjanit pasqytron realitetin. A duhet të ndërhyjë ushtria apo jo? Nuk zgjidhet gjithcka me ushtri. Ushtria duhet të ndërhynte pak më parë, por nuk zgjidh cdo gjë ndërhyrja e ushtrisë. Sepse kjo cështje nuk është thjesht se u ka dalë jashtë kontrollit institucioneve qëveritare, ose konkretisht policisë së shtetit. Këta janë organizuesit e gjithçkaje që sot quhet kanabizim dhe vendi do marrë emrin një term që quhet “kanabista”, nuk është më Shqipëri. Nuk e zgjidh ushtria sepse është vullnet politik. Është alarmante dhe e frikshme të mendosh që kjo qeveri ka gjetur si zgjidhje për të zbutur varfërinë drogën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/