Rama flet për vizitën në Serbi: Nuk i marr dorën askujt kur...

Rama flet për vizitën në Serbi: Nuk i marr dorën askujt kur flas për Kosovën

74
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka folur për vizitën e tij të pak ditëve më parë në Beogradin zyrtar dhe debatin që u hap më tej në Kosovë. Presidenti Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj reaguan fortë duke thënë se Prishtina nuk ka nevojë për Tiranën në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kryeministri Edi Rama sqaroi në “Studio e Hapur” në Neës 24, se nuk ka folur në emër të Kosovës gjatë vizitës në Serbi, por ka folur për Kosovën. Ai shtoi se nuk e ndalon dot askush kur ai do të flas për Kosovën/

INTERVISTA ME RAMEN

Përse e thënë nga ju dhe jo nga vetë kosovarët? Kjo është akuza që iu bëhet. P.sh. në takimin e Nishit a ishte e ftuar pala kosovare?

Unë nuk shoh asnjë lidhje në këtë dualizim sepse pala shqiptare e Kosovës flet në emër të Kosovës. Unë nuk flas në emër të Kosovës por për Kosovën dhe këtë as nuk ma ndalon dot njeri dhe as është e nevojshme t’i marr dorën kujt nëse duhet të flas apo jo për Kosovën.

A kemi sot ne një problem me qeverinë e Kosovës? Duke iu kthyer sërish deklaratave të ministrit të jashtëm. A janë ato deklarata zyrtare, sepse nuk besoj se është përgjigjur në titull personal.

Ne nuk kemi asnjë problem me qeverinë e Kosovës. Ne nuk kemi problem me lidershipin e Kosovës dhe unë as nuk i marr fare shënim deklarata momentale që janë shprehje emocionale dhe me thënë të drejtën mungesë thellimi në përmbajtjen e një momenti të caktuar.

A keni pasur konsultime me kryeministrin e Kosovës përpara Forumit të Nishit ose pas këtyre polemikave?

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, s’kemi asnjë problem të kësaj natyre dhe unë s’kam asnjë arsye të them që kryeministri apo presidenti i Kosovës janë në ndonjë korsi që divergon sadopak nga korsia jonë. Jemi plotësisht të njehsuar. Sigurisht secili në detyrën e vet. Unë nuk kam marrë përsipër dhe nuk do marr kurrë përsipër të bëj detyrën e udhëheqësve të Kosovës. Unë kam marrë përsipër të bëj detyrën e kryeministrit të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY