Shkarkimi i mjekut, reagon Pollo: Qeveria po demoralizon personelin mjekesor

Shkarkimi i mjekut, reagon Pollo: Qeveria po demoralizon personelin mjekesor

91
0
Shares

ish deputeti Genc Pollo ka denuar shkarkimin e mjekut ilir Allkja.

“Nëse qeveria Rama synon demoralizimin e personelit mjekësor, i cili militon e riskon në llogoren e parë e mbase të vetme në luftën kundër virusit Covid-19, atëhere duke shkarkuar Doktor Allkjan e të tjerë si ai po bën gjënë e duhur!
Mëkati i vetëm i doktorit ishte se e tha me zë të lartë të vërtetën e tij bazuar në përvojên personale. Dr Allkjas i dërguan pacientë të infektuar me coronavirus pa e sinjalizuar për infeksionin. Ai i trajtoi pa patur pajisje mbrojtëse speciale dhe si pasojë duhet të rrijë në vetëizolim.
Një mjek më pak në llogore për papërgjegjshmëri të drejtuesve të shëndetsisë
Një mjek më shumë i flakur në rrugë për dashakeqsi të qeverisë.”, komenton Genc Pollo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY