VIDEO/ Shefi i Emergjences Mjeksore: Ja si duhet kuruar ne shtepi infeksioni...

VIDEO/ Shefi i Emergjences Mjeksore: Ja si duhet kuruar ne shtepi infeksioni me koronavirus, ilacet qe duhen perdorur rast pas rasti

317
0
Shares

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, duke parë situatën në të cilën ndodhemi ndan disa këshilla se si duhet të veproni nese konstatoni shenja te koronavirusit.

Drejtori i Qendres, Skender Brataj jep disa këshilla se si të trajtohen në kushte shtëpie disa simptoma që mund të kenë lidhje me koronavirusin. Po kështu ai tregon edhe medikamentet që duhen përdorur.

Ndër të tjera shefi i “127” këshillon të gjithë personat që duhet të telefonojnë urgjencën vetëm në raste kur gjendja e tyre vijon të përkeqësohet.

“Nëse keni ardhur nga një vend i prekur nga koronavorus, ose keni qenë në Shqipëri në kontakt me persona të konfirmuar me koronavirus, jeni të lutur të qëndroni në shtëpi për 14 ditë. Çdo qytetar që në banesë do të shfaqë shenja dhe simptoma, të ndjekë këto këshilla. Nëse do të ketë temperaturë, të paktën për 2 ditë, mbi 38.5, është e këshilluar ta trajtojë atë me paracetamol, nga 500 deri në 1000 miligramë, për të rritur është 1000 miligramë.

Nëse pas dy ditës nuk kontrollohet temperatura, mund të përdorni brufen 400 apo 600 miligramë dhe mund ta bëni edhe nëpërmjet këshillimit me mjekun apo pediatrin. Nëse do të keni kollë, mund të përdorni shurupe të ndryshëm, që përdoren për qetësimin e kollës. Nëse do të keni dhimbje fytit, mund të përdorni spraj, propolis, gargarë, paracetamol apo brufen. Mund të përdorni edhe kompleks vitaminash. Lëngje frutash, çaj, ushqime të shëndetshme, fruta dhe perime.

Nëse do të keni vështirësi në frymëmarrje, jo nga paniku, atëherë merrni numrin 127 për t’u këshilluar me mjekun. Nëse do të përkeqësohet, mund të ketë nevojë për terapi me antibiotik që mund ta merrni nga mjeku i familjes. Nëse përkeqësohet merrni 127 dhe do vijnë ekipet për t’ju dërguar në spital. Nëse do të keni ethe, është një nga gabimet që bëhet duke i mbuluar me batanije, por do të thotë që në atë moment trupi porrit temperaturën për të luftuar mikrobin në organizëm, nuk duhet të mbulohemi por të zhvishemi dhe të trajtojmë rritjen e temperaturës.

Nëse temperatura është 39 apo 40, mund të përdorim edhe kompresat me ujë të vakët, sidomos tek fëmijët në rrëzën e kofshës, në sqetulla dhe ballë. Nëse do të keni diarre merrni loperamid, ose buskopan. Duhet të kujtoheni për protokollin e higjienës personale. Ruani qetësinë, jemi bashkë. Ajros ambientin, dezinfekto mobiliet, laji duart as amë shpesh, përdor maskën nëse jen në grup me njerëz. Ruaj distancën nga njerëzit. Simptomat do t’i trajtojmë së bashku, por nuk duhet të themi më shumë nga sa kemi sepse shkuarja në spital mund t’ju infektojë”, tha Brataj.

 

FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ,duke parë situatën në të cilën ndodhemi ndan me ju disa këshilla se si duhet të veproni. Në këtë moment duam bashkëpunimin tuaj!FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Publiée par Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore sur Samedi 14 mars 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY