“Kemi fakte kunder Blendi Fevziut, tjetersoi prona ne…”

“Kemi fakte kunder Blendi Fevziut, tjetersoi prona ne…”

1511
0
Shares

Gazetari i njohur Blendi Fevziu, drejtues i emisionit Opinion ne tv Klan eshte sulmuar ashper sot nga nje gazete e re qe ka vetem disa jave ne tregun e printit dhe online.

Gazeta Fjala ka lajmeruar sot permes nje shkrimi te miremarketuar edhe ne rrjete sociale ku thekson se ka fakte dhe zoteron dokumenta dhe deshmi ne lidhje me rrembimin apo tjetersimin e pronave te Toptaneve ne favor te tij, nisur edhe nga nje linje trashegimie qe ka gazetari me kete familje te njohur tiranase.

“I lidhur ngushtë me disa oligarkë dhe çdo politikan që vjen dhe ikën nga ky vend, Fevziu, ka arritur të gllabërojë prona të shumta në Tiranë e Gjiri i Lalëzit.

Mirëpo ky gllabërim është shtrirë dhe tek anëtarët e tjerë të familjes së tij, pasardhësit e Toptanëve në Tiranë, ku Fevziu falë influencës së tij me oligarkët, ministra e kryeministria ka arritur të marrë dyqane e metra toke, e garazhe që nuk i takojnë dhe që i përkasin familjarëve të fisit të tij.

Sot e kësaj dite anëtarë të fisit Toptani, janë të impenjuar në disa procese gjyqësore kundër Blendi Fevziut, duke kërkuar prej tij, pjesët takuese të pronave të tyre.

Në ditët në vijim gazeta “Fjala.al” do të hedhë dritë me publikimin e dokumenteve konkrete,lidhur me tjetërsimin e pronave të Fevziut në zonën e Gjirit të Lalëzit, dhe në disa zona të Tiranës, ku fakte dhe dëshmi të anëtarëve të fisit Toptani, do nxjerrin zbuluar skemat dhe manovrat e Fevziut, në tjetërsimin e pronave tek anëtarët e tjerë të fisit”, shkruan gazeta ne fjale.

Kjo nuk eshte hera e pare qe Fevziu eshte perfolur apo kercenuar ne lidhje me ceshtje pronash duke deklaruar se ka dokumenta kunder tij. Por nuk ka ndodhur ndonjehere qe keto fakte te dalin ne botim apo te dergohen ne gjykata, duke lene te kuptohet se ndoshta keto fakte te pretenduara nuk kane ekzistuar kurre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY