Edi Rama, cinik me Prokurorin e Përgjithshëm

Edi Rama, cinik me Prokurorin e Përgjithshëm

52
0
Shares

Kryeministri Edi Rama shfaqi sërish sonte diferencat e mëdha të qeverisë dhe sidomos policisë më prokurorinë dhe Prokurorin e Përgjithshëm. Ndërsa u pyet nga gazetarja Eni Vasili lidhur me kërcënimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Kryeministri u përgjigj me cinizëm duke deklaruar se lajmi për kërcënimin e Kryeprokurorit Adriatik Llalla është një sajesë mediatike.

Rama tha se nuk ka dijeni qe Kryeprokurori Llalla është kërcënuar. Ai këmbënguli se kjo histori është e sajuar nga media dhe se kryeprokurori nuk e ka pohuar një gjë të tillë. Në vijim ai shtoi se informacionet i merr në rrugë institucionale dhe jo nga media.

Në fakt fill pas daljes së lajmit në media për kërcënimin e Llallës si dhe largimin familjes së tij në një vend europian për siguri, zyra e Prokurorit nxori një njoftim për shtyp ku theksohej se Prokurori po vijon punën e tij por nuk përgenjështroi deklarimet në media.

Prokuroria e Përgjithshme urdhëroi brenda pak ditësh dy aksione për kapjen e drogës së përpunuar në Vlorë dhe Krujë në sasi të mëdha. 23 ton u kapën në Vlorë dhe 1.2 ton në Krujë. Dyshohet se të dy sasitë e mëdha kanë lidhje me zyrtarë të policisë dhe politikës në Tiranë dhe qytetet përkatëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY