Thyen karantinen autobusi nga Greqia me 30 udhetare, por premtojne dicka

Thyen karantinen autobusi nga Greqia me 30 udhetare, por premtojne dicka

209
0
Shares

Një autobus i linjës Kretë-Tiranë, është futur në territorin shqiptar, ne thuerje te vendimit te qeverise per bllokimin e kufirit me Greqinë prej orës 10:00 të paradites së sotme. Autobusi qendroi për rreth dy orë në doganë me 30 udhëtarë dje me pas është lejuar nga policia e Kakavijës që të futet në territorin shqiptar me kushtin që pasagjerët dhe dy shoferët të vetëkarantinohen për 14 ditë.

Autobusi me targa TR7210R i përket linjës së transportit ndërkombëtar të udhëtarëve “AlbaTrans”.

Burimet nuk konfirmojnë se ndonjë prej pasagjerëve të jetë i prekur me Covid 19 por kjo është procedura valide në fuqi. Të gjithë pasagjerët kanë firmosur një formular përpara se të hynin në territorin shqiptar ku marrin përgjegjësinë që të vetkarantinohen sapo të shkojnë në banesat e tyre. Pavarësisht se ekziston një urdhër i prerë dhe kompanite e transportit udhëtarëve kanë marrë njoftim për të mos qarkulluar në Greqi dhe anasjelltas, Policia Kufitare e Kakavijes u angazhua që udhëtarët në bordin e autobuzit të mos ngeleshin në rrugë dhe me bashkëpunimin edhe të prefektit të Qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj, Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, u bë i mundur që autobuzi së bashku me 30 pasagjerët në bord, t’i jepej autorizimi për të udhëtuar drejt Tiranës nga ku më pas të gjithë pasagjerët dhe dy shoferët do të vetkarantinohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY