Dy qasjet kundërshtare që konfuzojnë Johnson, pse britanikët nuk po kyçen në...

Dy qasjet kundërshtare që konfuzojnë Johnson, pse britanikët nuk po kyçen në shtëpi?

92
0
Shares

kryeministri britanik Boris Johnson konfirmoi që pandemia e koronavirusit do të kujtohet si kriza më e madhe shëndetësore e kësaj gjenerate.

Por ajo qe ka bere bujë eshte se ai nuk pranoi të shpallte gjendjen e  emergjencës dhe të mbyllte si pasojë shkollat dhe institucionet shtetërore në vend. Vendimi shtroi por edhe një pyetje që më shumë së të thuhet me zë të lartë, mendohet nda të gjithë: çfarë dinë britanikët që ne nuk dimë?

Vendimi i Johnsonit vjen nga një qasje ndryshe të këshilltarëve të tij për shëndetin, e mbështetur edhe tek disa epidemiologë anglezë, që bazohet tek dy teori.

E para është ajo që mendon se piku në Britaninë e Madhe nuk do të shfaqet përpara 14 javëve, gjë që me masa shtrënguese do të nënkuptonte rreth 3 muaj izolim të popullsisë britanike. Diçka, sipas Downing Street, që nuk mund të realizohet fizikisht dhe që do të çonte në kolaps ekonominë britanike që ka pësuar goditje më parë edhe nga vendimi për largimin nga BE.

Teoria e dytë, tërësisht epidemiologjike, mendon se do të ishte gjë e mirë, në mungesë në periudhën afatshkurtër të një vaksine, që pjesë e mirë e popullsisë të imunizohej nga virusi, duke u infektuar nga ai, dhe duke zhvilluar natyrisht antikorpet e nevojshme.

Për këtë arsye disa evente masive nuk janë anuluar, madje as shkollat, duke qenë që sipas  disa mjekëve britanikë, “ nuk është e provuar që fëmijët të jenë super-shpërndarës të virusit”, siç thotë Clare Wenham, pedagoge e sigurisë shëndetësore globale në London School of Economics.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY