FOTO/Sateliti tregon se çfarë bëjnë iranianët me viktimat e Koronavirusit, dyshime se...

FOTO/Sateliti tregon se çfarë bëjnë iranianët me viktimat e Koronavirusit, dyshime se shifrat e vërteta po mbulohen

198
0
Shares

Imazhet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies, tregon një rritje të masave në brendësi të varrezave Beheshet-E Masoumeh në qytetin e Qom-it, e cila deri më tani rezulton qyteti më i prekur në Iran nga virusi famëkeq.

Ndonëse tradita islame kërkon që trupi i të vdekurve të lahet me ujë dhe sapun përpara se të varrosen, dy punonjës mjekësorë në Qom u shprehën për CNN, se disa raste, masat paraprake në lidhje me shpërthimin e kronavirusin, e pengojnë personelin të respektojë udhëzimet tradicionale islamike për varrosje.

Sipas shifrave të fundit të ministrisë së shëndetësisë, më shumë se 10,000 iranianë janë sëmurë nga virusi dhe 429 kanë vdekur.

Amir Afkhami, i cili ka shkruar një histori të përvojës së Iranit për epidemitë e kolerës, tha se varret masive shtojnë peshë në dyshimet se shifrat e vërtetë të vdekshmërisë janë shumë më të larta dhe ende po mbulohen nga udhëheqja.

“Nuk më befason që tani po përpiqen të krijojnë varre masive dhe po përpiqen të fshehin masën aktuale të ndikimit të sëmundjes,” tha Dr Afkhami, një profesor i asociuar në Universitetin George Washington.

Sakaq, kujtojmë që Irani ka ndërmarrë masa drastike për të parandaluar këtë epidemi vdekjeprurëse. Qeveria më herët  njoftoi anulimin e faljes së Xhumasë (rit fetar që myslimanët kryejnë çdo të premte), shkollat dhe universitetet gjithashtu janë mbyllur deri në një urdhër të dytë, shkruajnë mediat e huaja.

BURIMICNN/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY