61-vjeçarja nga Fieri në terapi intensive, mjekët e spitalit futen në karantinë

61-vjeçarja nga Fieri në terapi intensive, mjekët e spitalit futen në karantinë

149
0
Shares

Një nga dy personat e prekur nga koronavirusi në vendin tonë që janë në terapi intensive, është një 61-vjeçare nga Fieri.

Albana Fico, drejtore e ISHP bëri me dije sot se stafi mjekësor i spitalit të Fierit, i cili i ka shërbyer pacientes për sa kohë që ajo ka qenë e shtruar në këtë qytet, është vetëkarantinuar.

E pyetur në konferencën për shtyp sot nëse ka mjekë e infermierë të vetëkarantinuar në Fier, Fico tha:

 

“Po ka, personeli mjekësor që i ka shërbyer pacientes sa kohë ka qenë në spital”.

61 vjeçarja ndodhet në terapi intensive në spitalin e infektivit në Tiranë, ku ndodhet dhe një 66 vjeçar nga Lushnja.

Ndërkohë personeli mjekësor që I ka shërbyer të moshuarës në qytetin e Durrësit I vetëkarantinuar është testuar dhe ka dalë negativë.

Deri tani ka shkuar në 38 numri i personave të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY