Policia jep detajet zyrtare, zbulohet identiteti i viktimës, u gjet pajetë në...

Policia jep detajet zyrtare, zbulohet identiteti i viktimës, u gjet pajetë në lumin e Tiranës

220
0
Shares

Trupi i një gruaje rreth 75 vjeçare është gjetur sot në lumin e Tiranës.

Forca të shumta policie e kanë nxjerrë nga lumi trupin e të moshuarës, me inicialet A.B.

Burimet bëjnë me dije se gruaja ka pasur probleme mendore, por rrethanat e vdekjes së saj mbeten ende të paqarta.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 14.03.2020, rreth orës 10:45, në Lumë, poshtë Urës së Babrroit është gjetur e mbytur shtetesja A.B., rreth moshës 75 vjeçe.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY