Ministri Ahmetaj ikën nga premtimi, bizneset po paguajnë gjobat 100 mijë lekëshe

Ministri Ahmetaj ikën nga premtimi, bizneset po paguajnë gjobat 100 mijë lekëshe

65
0
Shares

Ministri i Financave Arben Ahmetaj nuk është në gjendje të sigurojë nëse gjobat që u vendosën në qershor ndaj mijëra bizneseve për shkak të deklarimit të vonuar të administratorit do të falen apo jo.

“Do të jetë një fshirje në traditën e fshirjes së borxheve deri më 31 dhjetor të 2010-s, ndërsa nga janari i 2011-s deri në dhjetor 2014, do të përdorim instrumentin pak a shumë që FMN ka lejuar të përdoret në Kosovë, që është një lloj incentivimi, paguaj principalin që të hiqen interesat dhe gjobat, por për periudhën deri më 31 dhjetor 2014, 2015, 2016 asnjë gjë nuk ndryshon, detyrimet e vëna, interesat e kalkuluara, të gjitha do të mblidhen me ligj” tha dje ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

“Jemi duke folur për atë pjesë që kemi rënë dakord me FMN dhe shumë shpejt do ta kemi publik të shkruar. Dua të sqaroj të gjithë sipërmarrjen që do trajtohet deri më 31 dhjetor 2010 me fshirjen dhe nga 1 janari 2011 deri më 31 dhjetor 2014 me atë incentivim, pra me konceptin paguaj principalin, detyrimin, që të ulet interesi dhe gjoba, nëse nuk e paguan automatikisht je objekt i mbledhjes me forcë”, shtoi ai në lidhje me amnistinë fiskale, cituar nga monitor.

Ditët e fundit, bizneset kanë marrë njoftime për të paguar gjobat që u vendosën në qershor nga sistemi për vonesa në deklarimin e administratorit, për të cilat më parë, ministri i Financave kishte thënë se do të faleshin në kuadër të amnistisë fiskale.

Në datën 22 qershor, shumë bizneseve u kanë dalë në sistem njoftimet për “Gjobë për deklarim të vonuar ESIG27 Nr.1”. Ky njoftim i shkoi një pjese të madhe të bizneseve të reja të regjistruara në 2015-2016 dhe gjoba ishte për deklarim të vonuar të administratorit në sistemin e sigurimit. Kjo ndodhi pasi me përditësimin e sistemit e-tax u vu në funksion një aplikim për gjobën automatike për deklarim të vonuar të punonjësve të rinj.

Ekspertët e tatimeve sqaruan se për gjobat e bizneseve të reja me të vetëpunësuar, gabimi ishte i sistemit, për ato ekzistuese me të punësuar ishte faji i vetë kompanive, shkruan monitor.al.

Gjithsesi, në fillim të korrikut, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, pohoi për mediat se do t’i propozonte Parlamentit që gjobat 10 mijë lekëshe për vonesë të deklaruar të administratorit të faleshin dhe të fshihen nga sistemi. “Por dua të theksoj se kjo është hera e fundit që qeveria do të propozojë një masë të tillë, sepse disiplina fiskale është në favor të qytetarëve”, ka thënë në atë kohë Ahmetaj, ndërsa pohoi se gjenerimi i gjobave nga sistemi ishte në referencë të plotë të ligjit dhe disiplinës fiskale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY