Ringjallja e hekurudhave, duhen 427 milionë euro

Ringjallja e hekurudhave, duhen 427 milionë euro

127
0
Shares

Ringritja e sistemit ekzistues hekurudhor ne Shqipëri ka nevojë për një investim që shkon 427 milionë euro, sipas një studimi të Ministrisë së Transportit, cituar nga monitor.

Sipas projektit rehabilitimi dhe vënia në funksion e linjës hekurudhore Elbasan-Pogradec kushton se paku 82 milionë euro.

Linja e transportit me tren Shkodër -Hani i Hotit kushton 33.2 milionë euro, ajo Rrogozhinë –Vlorë 83.2 milionë euro, Fier-Ballsh 24.7 milionë euro, Budull -Fushë –Krujë 8 mln euro, Vorë –Shkodër 80 milionë euro, Durrës –Tiranë 40 milionë euro, Durrës –Rrogozhinë 34 milionë euro dhe Rrogozhinë –Elbasan 39 milionë euro.

Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtarësh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Me këto mjete transportohen rreth 1,5- 2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mije tonë mallra në vit.

Për çdo vit buxheti i shtetit, në forme subvencionesh, akordon rreth 4 milionë USD për aktivitetin e operimit dhe 3-4 milionë USD për investime kapitale. Megjithatë bilanci vjetor rezulton me humbje rreth 1 milionë USD.

Hekurudhat e para në Shqipëri janë ndërtuar midis viteve 1917 dhe 1918 si linja të ngushta 760 mm për transportin e mineraleve dhe pajisjeve ushtarake. Ky sistem u mbyll në vitin 1930 dhe një pjesë e madhe e trasesë u ripërdor me vone.

Sistemi standard hekurudhor që ekziston sot në Shqipëri është ndërtim i kohëve të fundit, i cili ka filluar në vitin 1947 dhe është ndërtuar me faza, ka përfunduar ne vitin 1986 me hapjen e linjës nga Shkodra deri ne Hani-i-Hotit në kufirin Shqipëri/Mali i Zi. Kjo aktualisht është e vetmja linjë mallrash që lidh Shqipërinë me pjesën tjetër te rrjetit evropian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY