Të martuar prej 62 vjetësh, burrë e grua vdesin njëri pas tjetrit...

Të martuar prej 62 vjetësh, burrë e grua vdesin njëri pas tjetrit nga koronavirusi

129
0
Shares

Një çift të moshuarish të prekur me koronavirus kanë vdekur të dy në të njëjtën ditë. Dashuria e Luigit, 86 vjeç dhe Severas, 82 vjeçe ishte aq e fortë sa aq edhe në botën tjetër ikën bashkë.

Çifti nga Bergamo kishte 62 vjet martuar dhe më 10 mars ndërruan jetë nga koronavirusi pas disa ditësh të shtruar në spital.

Djali i tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se dy të moshuarit vdiqën për shkak të virusit të tmerrshëm.

Duke folur për “Corriere della Sera”, ai tha se babai i tij, Luigi, i cili punoi si murator, para se të dilte në pension, ishte dërguar në spitalin e Bergamos të shtunën dhe nëna e tij, Severa, një shtëpiake, u dërgua në spital vetëm të dielën. Por, të martën në mëngjes, njëri vdiq në orë 09:155, ndërsa dy orë më vonë, vdiq edhe tjetri.

Do të vazhdoni të grindeni edhe atje lart? Besoj se po, por si gjithmonë gjithçka do të përfundojë me një përqafim. Do të jeni gjithmonë në zemrat tona. Ju uroj rrugë të mbarë. Ju dua shumë”- shkruhej në postimin e djalit të çiftit të moshuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY