“Më shani sa të doni”, Kryeministri nuk ndalet me video-mesazhe: Po kaloj...

“Më shani sa të doni”, Kryeministri nuk ndalet me video-mesazhe: Po kaloj kohë me Zahon si kurrë më parë

267
0
Shares

Kryeministri  Edi Rama nuk u ndahet qytetareve me video-mesazhet e tij, kete here nga shtepia e tij.

Rama vijon te theksoje se masat do t’i forcoje dhe eshte i bindur se rastet do te shtohen, ndersa sipas tij ne dore kemi mundesine per ta parandaluar perhapjen.

“Ja ku më keni dhe mua më në shtëpi. S’më duket aspak keq të kaloj kohë me Zahon, sic nuk kam pasur mundësi ta bëj. Shumica juaj e keni mirëprit këtë shtet rrethim, deri dhe vlonjatët nuk e kanë shkelur më shumë se të tjerët.

Ky është fillimi fare i një lufte nervash që do zgjas, nuk e dimë se sa por do jetë një luftë e gjatë. Më shani sa të doni, po masat do vazhdojnë, kush do kapet në thyerje mund të humbasë dhe patentën dhe të ndalojmë të hyjmë në kurs për disa vjet, ose kush luan me çmimet mund të humbasin të drejtën për të tregtuar më vonë.Tani le ti gëzohemi solidaritetit, ju përqafoj dhe mos harroni këshillat!”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/237363444104753/?t=1

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY