Mbyllet pika kufitare Kosovë – Shqipëri

Mbyllet pika kufitare Kosovë – Shqipëri

87
0
Shares

Pikat kufitare me Shqipërinë janë mbyllur sot në orën 6.00. Për shkak të masave parandaluese që janë duke u marrë lidhur me coronavirusin, autoritetet e Shqipërisë kanë marrë vendim që të ndalojnë hyrjen e automjeteve për të gjithë shtetasit e Kosovës, me përjashtim të automjeteve të shëndetësisë, komerciale dhe qeveritare.

Me vendim të Qeverisë shqiptare, si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit, pikat do të jetë të mbyllura deri më 15 mars, ora 24:00, ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës.

“QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë. Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për te gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës. Do te lejohet hyrja vetëm e veturave te shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale (ata te cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare. Kjo masë do të zgjasë deri me datë, 15/03/2020 në ora 24.00”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Lajmi është konfirmuar edhe përmes telefonit dhe postës elektronike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY