Theren me thika në Prrenjas 2 të rinj

Theren me thika në Prrenjas 2 të rinj

249
0
Shares

Dy persona u therën me thikë nga tre të tjerë sot në Prrenjas, sipas policisë së Elbasanit.

Pas marrjes së njoftimit se pranë stacionit të autobuzave në Prrenjas ka një konflikt, efektivat e policisë janë nisur menjëherë në vendngjarje dhe konstatuan se shtetasit;

Markeljano Hoxha dhe Nevzat Spaho gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga një sherr i çastit, në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen të kenë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.B, 20 vjeç dhe R.V,24 vjeç, të dy banues në fshatin Rrajcë.

Të dy shtetasit, u dërguan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Librazhdit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dy autorët janë larguar në drejtim të Pogradecit me mjetin tip “Benz” me targa AA 258 KK drejtuar nga shtetasi Elivert Karriqi.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, në afërsi të qytetit të Pogradecit Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të tre shtetasve:

Markeljano Hoxha, 23 vjeç, banues në Prrenjas

Nevzat Spaho, 20 vjeç banues në Prrenjas

Elivert Karriqi,33 vjeç banues në Prrenjas

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua;

Mjeti tip Benz me targa AA 258 KK

Dy aparate telefoni të markave të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY