Situata emergjente kërkon masa emergjente, shkruan ne Facebook, kreu i PD, Lulzim Basha duke ftuar qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD, por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret, thekson Basha.
Postimi i Bashes:
Qeveria ka planifikuar 40 here me shume fonde për oligakarkët sesa për luftën kundër koronavirus.
PD propozon rishikimin e menjëhershëm të buxhetit të vitit 2020, me qëllim:
Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimin e kostove për testimet për personat që mund të jenë prekur nga COVID -19 dhe për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të “pacientit 0” dhe pritet të rritet dita-ditës. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjitha pajisjet, kitet e nevojshme testuese dhe aparaturat për trajtim, sepse koha nuk pret, koha kushton jetë!
Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në tërësi.
Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë.
Këto alokime fondesh dhe mbështetja me fonde të menjëhershme janë plotësisht të mundura, po të kemi parasysh se vetëm gjatë këtij viti, qeveria ka planifikuar të harxhojë 40 herë më shumë për PPP-të, sesa ka alokuar për koronavirusin: 120 milionë euro janë planifkuar për 10 oligarkë dhe 12 PPP, ndërkohë që vetëm 3 milionë euro janë alokuar për krizën e koronavirusit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/