Flamur Noka: Edi Rama dekonspiron aksionet antidrogë

Flamur Noka: Edi Rama dekonspiron aksionet antidrogë

84
0
Shares

Deputeti i PD-së, Flamur Noka akuzoi Kryeministrin Rama se dekonspiron aksionet e policisë për kapjen e trafikanëtve të drogës.

Mbrëmë, teksa Edi Rama mohonte drogën në emisionin “Studio e Hapur”, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Shërbimi inteligjent, kapën 1.3 tonë kanabis në Krujë, në territorin e Artur Bushit, tha deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka .

“Ndërkohë që fut në kazanin e tij mediat më të rëndësishme të botës që flasin për këtë cështje, prokuroria dhe shërbimi inteligjent, për të kapur drogën në Krujë, ashtu si edhe 23 tonët në Vlorë, duhet patjetër të shmangin Edi Ramën.

Nëse Edi Rama ka dijeni për aksionin, droga shpëton, trafikantët shpëtojnë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Shërbimi Inteligjent kapin drogë, Antimafia Italine ka ngritur alarmin, media ndërkombëtare raporton për rrezikun e kanabisit shqiptar, 8 vrasje kanë ndodhur këto 3 muaj për drogën, droga ka zbritur në shkollat e vendit, sipërfaqja e mbjellë është pesëfishuar sipas Guardia Di Finanza, kapanonet e përpunimit të hashashit kanë pushtuar malet, helikopterët e Mimit zbulojnë parcelat pa dashje, e persëri Edi Rama thotë ska drogë.

Vetëm dy vetë në Shqipëri dhe në mbarë globin e mohojnë drogën. Këta janë Edi Rama dhe Saimir Tahiri.

Askush nuk pret që Edi Rama e Saimir Tahiri të pranojnë drogën, sepse ata e drejtojnë, e menaxhojnë, këtë biznes kriminal, që po sjell vrasje, shkatërrim të rinisë, helmim të shkollave e fëmijëve tanë, që po sjell destabilizim të shoqërisë”, tha ndër të tjera deputeti demokrat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY