“Dyshoj se është bërë proçes i drejtë”, Ish-ministri: Shkarkimi i Arben Dollapit...

“Dyshoj se është bërë proçes i drejtë”, Ish-ministri: Shkarkimi i Arben Dollapit vendim i poshtër dhe ulëritës

714
0
Shares

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin Arben Dollapaj, i cili mbante dhe detyrën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shprehet se subjekti i rivlerësimit nuk ka deklaruar në mënyrë të saktë një pasuri shtëpi banimi me sipërfaqe 113 m2. Por ky vendim, nuk eshte perqafuar nga ish-ministri Ylli  Manjani, njohesi i mire i drejtesise. Ai shkruan ne rrjetet sociale, se Arben Dollapi nuk e meriton shkarkimin nga KPA, pasi  ka kryer sherbime te shumta ne Prokurori, dhe nuk eshte dyshuar per asgje.

Është ulëritës ky vendim i poshtër, i pështirë dhe jo në funksion të reformës në drejtësi!!!! Dyshoj shumë që ndaj Tij të jetë zhvilluar një proçes i drejtë!

Zoti Dollapi është prokuror e nënpunës model. I papërtuar dhe i papërlyer. Personalitet i formuar mirë dhe njeri me rregulla, burrni e besë. I pakompromis me profesionin!

Ka kryer detyra shumë të rëndësishme në shërbimin e Prokurorisë dhe asnjëherë të vetme nuk u përfol për asgjë.

Mbi këto cilësi dhe jo vetëm, kaloi vettingun në fazën e parë, aty ku dhe hetimi bëhet i plotë.Si ka mundësi që në të vetmen gjykatë të Vettingut, pra në KPA vendoset e kundërta?!E PAPRANUESHME është kjo gjë, ky vendim!

Nuk mund të humben burimet njerëzore më të mira që ka sistemi!PalaçoReforma e palaçomaskarenjve që e kalojnë vettingun nuk do ta mbajnë peng për kohë të gjatë këtë vend”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY