Masat kundër koronavirusit, Rama tjetër njoftim: Administrata nesër pushim!

Masat kundër koronavirusit, Rama tjetër njoftim: Administrata nesër pushim!

133
0
Shares

Ka qene shume aktiv diten e sotme, kryeministri Edi Rama, i cili vazhdon te publikojë çast pas çasti masat e marra nga qeveria.

Me anë të një postimi në “Facebook”, kryeministri Rama ka bërë të ditur se të premten, administrata shtetërore do të jetë pushim.

“Për kryerjen e detyrës në shërbimet shtetërore ose publike brenda perimetrit Tiranë-Durrës, gjatë periudhës së “shtet-rrethimit” të fundjavës, punonjësit e aeroportit apo të institucioneve të tjera shtetërore që kryejnë funksione të domosdoshme dhe e kanë të pamundur lëvizjen në këmbë, duhet të akreditohen pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, emër për emër.

– marrja në automjetin e punës e personave të familjes apo personave të tjerë që s’kanë lidhje me detyrën shtetërore është rreptësishtë e ndaluar dhe do të ndëshkohet me sanksione të rënda.

– për vajtje – ardhjet nga aeroporti drejtuesi i automjetit duhet t’i tregojë post-bllokut, biletat e fluturimit të personave që do të largohen apo foton e biletave të personave që do të mbërrijnë.

–frikë aspak, kujdes po! shumë fare”, mbyllet njoftimi i kryeministrit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY