Banka e Shqipërisë merr vendimin për shtyrjen e kredive, reagon Basha: Një...

Banka e Shqipërisë merr vendimin për shtyrjen e kredive, reagon Basha: Një nga masat e propozuara nga PD

98
0
Shares

Situata e krijuar në vend nga përhapja e koronavirusit, ka detyruar Bankën e Shqipërisë të ndërmarrë masa për sektorin financiar.

Burimet bejne me dije se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë prite të miratojë sot vendimin për të shtyrë shlyerjen e kësteve të kredive me tri muaj.

Kete vendim, e ka pershendetur kryetari Lulzim Basha, i cili reagoi se fundmi duke pergezuar faktin që instancat kanë marre parasysh disa prej propozimeve te opozitës. 

Përshëndes Bankën e Shqipërisë për vendimin e pezullimit të pagesës së kredive, që është një nga masat e propozuara nga PD. Është e domosdoshme në këtë situatë të jemi pranë qytetarëve, operatorëve ekonomikë e sidomos biznesit të vogël.Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!“,-reagoi Basha ne Twitter.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY