Koronavirusi/Trupi i 73-vjeçares ende në morg, nuk dihet nëse do i dorëzohet...

Koronavirusi/Trupi i 73-vjeçares ende në morg, nuk dihet nëse do i dorëzohet familjes

74
0
Shares

Viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri u bë 73- vjeçarja nga Durrësi, me inicialet Xh. G., e cila ishte prekur nga COVID-19 dhe kishte edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ajo humbi jetën mesditën e djeshme në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku qëndronte e shtruar prej disa ditësh.

Trupi i 73 vjeçares ndodhet ende në morgun e spitalit të Durrësit pasi nuk është marrë vendimi se si do të procedohet me varrimin e saj, raporton Panorama.

Nuk dihet ende edhe nëse do të jenë familjarët ata që do të kryejnë ceremoninë apo do të jenë struktura të posaçme të Bashkisë dhe shëndetësisë që do të kryejnë këtë proces.

Kjo pasi qeveria shqiptare ka ndaluar me urdhër grumbullimet e njerëzve, duke mbyllur edhe të gjitha baret e restorantet në Tiranë e Durrës, me qëllim frenimin e përhapjes së virusit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY