FOTO/Dezinfektuesi zgjedhje e shpejtë por jo aq efektive, pse larja e duarve...

FOTO/Dezinfektuesi zgjedhje e shpejtë por jo aq efektive, pse larja e duarve është më e rëndësishme

260
0
Shares

Të gjithë ne i lajmë duart duart përditë, dhe sidomos tani nga të dhënat mbi koronavirusin larja e duarve është bërë më e zakontë.

Aktorja Kristen Bell postoi një seri fotografish në Instagram që mamaja e saj i kishte dërguar, duke treguar duart e saj në faza të ndryshme pas larjes.

Duke përdorur një dritë ultraviolet dhe një krem ​​të quajtur Glo-Germ – një vaj mineral që si mulon mikrobet, dhe është i dukshëm vetëm nën një dritë ultraviolet – ajo ishte në gjendje të shikonte sa shumë papastërti kishte në duar, edhe pse ato dukeshin të pastra me sy të lirë.

Ekzistonte edhe një ndryshim i dukshëm midis një larje 15 sekondash me sapun dhe një larje 30 sekondash. Pas 15 sekondash, nëna e Bell ende kishte disa gjurmë bakteresh të mbetura tek gishtërinjtë gjë që zhduket pas një larje 30 sekondash.

Business Insider kreu një eksperiment të ngjashëm, duke krahasuar dezinfektuesin e duarve dhe një larje të plotë të duarve 30 sekonda.

Zyrtarët shëndetësorë bien dakort që është një ide e mirë për të gjithë që të përdorin dizenfektuesin e duarve por i bëjnë thirrje njerëzve që të mos e shohin këtë si një zëvendësim të larjes së duarve me sapun dhe ujë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY