VIDEO/Drogë dhe arsenal armësh, 2 në pranga 1 nën hetim në Durrës

VIDEO/Drogë dhe arsenal armësh, 2 në pranga 1 nën hetim në Durrës

153
0
Shares

Dy persona u arrestuan në flagrancë, ndërsa një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë gjatë një operacioni të Policisë së Durrësit quajtur “Shkozeti”. Shtetasit me inicialet Sh.H., 34 vjeç dhe E.H., 22 vjeç, të dy banues në Durrës, të dënuar më parë për shtije të lëndëve narkotike, u arrestuan në flagrancë pasi u kapën me dhjetëra doza marijuanë, municione luftarake, celularë dhe targa të vjedhura.

Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në një magazinë në pronësi të shtetasve E. H. dhe SH. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me marijuanë, 425 fishekë luftarak, një peshore elektronike, 2 palë targa, si dhe 4 aparate celular të markave të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit” dhe ‘Moskallëzimi i krimit’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimin në gjendje të lirë për shtetasin me inicialet I.H., banues në Durrës. Për shkak të moshës, thotë policia, ky shtetas do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

Durrës Finalizohet një tjetër goditje e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni policor i koduar "Shkozeti" , ndjekur prej dy muajsh me metoda proaktive.Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, si dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.Sekuestrohen një sasi dozash marijuanë, municion luftarak, peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, targa automjetesh dhe aparate celular.Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në bazë të një hetimi dymujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Shkozeti", në kuadër të të cilit arrestuan në flagrancë shtetasit:Sh. H., 34 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, banues në Durrës, të dy të dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".Si dhe u procedua në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi I. H., banues në Durrës.Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në një magazinë në pronësi të shtetasve E. H. dhe SH. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra doza me marijuanë, 425 fishekë luftarak, një peshore elektronike, 2 palë targa, si dhe 4 aparate celular të markave të ndryshme.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Mbajta pa leje e armëve dhe municionit" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 12 mars 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY