Policia bullgare ka arrestuar një bashkëpunëtor të shqiptarit Arbër Baku, i cili në nëntor të vitit 2014, me anë të të shtënave me kallashnikovë në një barë në Mikrolimano të Greqisë, ku argëtoheshin edhe fëmijët, la pas 14 persona të plagosur (zona në foto).
Në pranga ka përfunduar Glajdol Shushari, 34-vjeç me origjinë nga Shqipëria ose Olti Dulce, një emër tjetër i përdorur nga ai. Shushari u ndalua fillimisht më 31 gusht në pikën kufitare të Bullgarisë Gueshevo.
Ai kishte jetuar më herët edhe në Shqipëri, por ishte larguar nga vendi për shkak të frikës së arrestimit. Hetimet e autoriteteve greke kanë zbuluar përfshirjen e tij në një sërë ngjarjesh kriminale.
Përveç përfshirjen në sulmin ndaj lokalit, mësohet se 34-vjeçari është përfshirë edhe në sulmin me armë ndaj një avokati në nëntor të vitit 2014.
Ai u identifikua nga materiali gjenetik i gjetur në një bisht cigareje pranë vendit të ngjarjes. Avokati u plagos në zonën Plenteli me një plumb në pjesën e mjekrës.
Më vonë, me një tjetër person, Shushari ka kërcënuar një avokat 60 vjeçar, duke i kërkuar një shumë prej 30 000 eurosh.
Mediat greke shkruajnë se ai ishte i vetmi nga pjesëtarët e bandës së Albert Bakut që kishte shpëtuar nga arrestimi.
Një tjetër anëtar i bandës i njohur me pseudonimin “Claude” u arrestua në një apartament në Sepolia, i cili ishte ngarkuar për të ekzekutuar një kontratë me vdekje.
Shtetasi Arbër Baku u arrestua më 26 nëntor të vitit 2014.
Baku është arrestuar edhe më herët nga policia greke, pasi në dhjetor të vitit 2008, bashkë me dy persona të tjerë grabitën shtëpinë e deputetit Jani Janelis të Partisë Demokracie e Re. Ai akuzohet edhe për vepra të tjera.oranews
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/