Italia ndalet, Conte mbyll edhe dyqanet. Farmacite dhe ushqimoret mbijetojne

Italia ndalet, Conte mbyll edhe dyqanet. Farmacite dhe ushqimoret mbijetojne

154
0
Shares

Kryeministri Giuseppse Conte ka bërë të ditura të tjera masa shtrënguese për të gjithë Italinë, duke njoftuar mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregëtare, por duke përjashtuar marketet ushqimore dhe farmacitë, për të paktën 2 javë. Conta tha se nuk do të mbyllet transporti publik, bankat dhe postat, ndërsa ka deklaroi se lëvizja e njerëzve duhet të behet vetëm për arsye shëndetësore.

Te gjitha dyqanet do të mbyllen, përjashtuar atyre për nevojat themelore, siç janë farmacitë dhe ushqimoret. Industritë do të qëndrojnë të hapura, por me masa sigurie. Nuk do të mbyllet transporti publik, bankat dhe postat. Le të qëndrojmë larg sot, për t’u përqafuar nesër”, – tha Conte.

Në Itali janë mbi 10 mijë raste pozitive të koronavirusit. Gjithsej janë 827 viktima nga të cilat 196 janë vetëm në 24 orët e fundit.

“Kjo është koha për të ndërmarrë një hap më shumë, më të rëndësishmin. Tani kemi bërë gjithashtu mbylljen e të gjitha aktiviteteve tregtare, me përjashtim të atyre të nevojave themelore dhe farmacive. Ne do mbyllim edhe dyqanet. Në dy javë do të shohim efektet e para të përpjekjeve”, – shpjegoi Conte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY