Replikon Hajdarmataj me kundërshtarët e bojkotit: Vetëm interesa e ambicie për pushtet

Replikon Hajdarmataj me kundërshtarët e bojkotit: Vetëm interesa e ambicie për pushtet

55
0
Shares

Deputetja e Mimoza Hajdarmataj është përgjigjur pa zënë emër me gojë ndaj thirrjeve që vinë nga brenda PD për të ndalur bojkotin ndaj zgjedhjeve.

“Deputetët e vërtetë, thjesht pa mandat KQZ-je, por me shumë dinjitet e ndërgjegje, me mencuri por me heshtje, i takojmë cdo ditë tek Sheshi i Lirisë, Cadra e qytetarëve, Çadra Lirisë.

Cdo fjalë e tyre, hall apo vlerësim, këshillë apo pyetje, uratë apo mallkim për këtë qeveri e kryeministër, vlen shumë më shumë se cdo fjalim që ne kemi mbajtur këto katër vite në podium, live në tv apo statuse në fb.

Ballafaqimi për besim dhe mbështetje popullore është sot më shumë se kurrë në peshoren e Lirisë, pikërisht aty, në Cadër, në shesh !!!

Prandaj besoj edhe më shumë (në ditën e 73 por kaq të shumtë në numër e në shpresë) në kauzën për zgjedhje të lira e të ndershme, që të kemi një parlament të lirë dhe qeveri kombëtare e jo klanore.

Më shumë do të bëhemi nesër dhe në vijim. Sheshi i Lirisë, Çadra është vendi I rezistencës dhe i qëndrestarëve të vertetë.

Rrofshin demokratët në shpirt e në vlera, me apo pa kartë anëtarësie, që e duan këtë vend dhe nuk kanë vetëm interesa e ambicje për pushtet.

Republika e Re u përket atyre dhe bëhet vetëm me ta”, thotë Hajdarmataj. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY