Thirrjet bllokojnë sistemin e përgjigjes nga Urgjenca Kombëtare, këshilla e dobishme e...

Thirrjet bllokojnë sistemin e përgjigjes nga Urgjenca Kombëtare, këshilla e dobishme e drejtorit Brataj

137
0
Shares

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se kemi një mbifluks në urgjencë cfarë ka cuar shpesh në bllokim të telefonatave. “Kemi pasur 8732 thirrje. Jemi përgjigjur deri në 5000 thirrje. Nëse qytetari merr njëherë të presë në linjë përndryshe do të therrasë prapë dhe do të humbasë rradhën ndërkohë që bllokon thirrje të tjera”, tha Brataj, duke kërkuar nga personat që thërrasin të presin në linjë dhe të mos mbyllin telefonin e të thërrasin prapë.

Brataj tha se mesatarja e bisedës mes stafit dhe personave që thërrasin është tek 2 minuta e 10 sekonda, mesatarja e pritjes në linjë është 44 sekonda.

Brataj tha se janë rreth 4200 thirrje janë mbyllur sot deri në orën 21.30. Nga këto afro 1500 thirrje janë për koronavirus. Nga këta filtrohen rreth 50 perosna që u merret tampon.

Simptomat duhen të jenë të kombinuara, këshilloi Brataj, pra jo vetëm temperaturë apo dhimbje fyti por edhe shenja të insuficensës respiratore pra vështirësi në frymëmarrje.

Brataj tha se operatorët që janë mjekë dhe infermierë nuk kanë kohë të shkojnë në banjo. Brataj hodhi dyshime nëse urgjenca mund të përballojë fluksin në rritje ndërkohë që sipas tij  një pjesë e mirë e thirrjeve janë të panevojshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY