Nishani kthen ligjin “Për dhomat e tregtisë”

Nishani kthen ligjin “Për dhomat e tregtisë”

42
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ktheu sot në Parlament ligjin “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë” i cili kaloi kaloi nga mazhoranca javën e fundit të shtatorit me arsyetimin pasi ligji bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe kuadrin ligjor në Republikën e Shqipërisë.

“Në bindje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të Kushtetutës kam vlerësuar se ky ligj, duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit mbështetur në arsyet dhe argumentet e mëposhtme:

Së pari: Regullimi ligjor në lidhje me detyrimin e anëtarësimit në Dhomat e Tregtisë dhe Dhomat e Bashkuara të Tregtisë përbën një shkelje kushtetuese referuar nenit 46 të Kushtetutës.

Neni 46 i Kushtetutës përcakton se:’Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm’ duke njohur kështu një parim themelor të të drejtave

themelore të njeriut për të marrë pjesë në organizatat dhe shoqatat,

qofshin politike, të biznesit apo tjetër, me vullnetin e tyre.

Së dyti: Anëtarësimi absolut i detyrueshëm me anë të pagesës së kuotës së anëtarësisë në dhomat e tregtisë nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë krijon premisat e një takse të fshehtë për biznesin në kushtet që subjektet tregtare kanë vështirësi në realizimin e fitimeve.

Së fundi, referuar prognozës së bërë në mbledhjen e të ardhurave në mënyrë të detyrueshme nga të gjitha subjektet, qoftë persona fizikë apo juridikë, misioni dhe përcaktimet ligjore në lidhje me aktivitetin e dhomave të përcaktuara në këtë ligj nuk e justifikojnë përfitimin e të ardhurave në atë nivel, i cili mund të ishte lehtësisht i krahasueshëm me buxhetin e një ministrie apo institucioni tjetër të rëndësishëm”, shkruhet në argumentimin e Presidencës për kthimin e ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY