Me ftesë të Presidentit të korporatës “Power Construction Corporation of China”, z. Yan Zhiyong, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta, që ndodhet në Pekin, vizitoi zyrat qendrore të saj dhe pati një bashkëbisedim me drejtuesit e kompanisë.
Në këtë takim z. Meta shoqërohej nga delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë dhe nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti.
Gjatë prezantimit të aktivitetit të kompanisë, z. Yan Zhiyong shprehu interesin për vazhdimin e investimeve në Shqipëri. Ai nënvizoi se “Power Contruction” është e gatshme të vlerësojë projekte të tjera me interes të përbashkët në Shqipëri.
“Përveç by-pass-it të Beratit, ne po angazhohemi për ndërtimin e rrugës Thumanë-Vorë-Rrogozhinë”,- tha Z. Zhiyomg.
Gjatë bashkëbisedimit, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta kërkoi nga korporata kineze që të shihet me shumë interes edhe ndërtimi i hekurudhës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, projekt me interes edhe në kuadër të Korridorit të 8-të.
“Ne mirëpresim edhe investime jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në bujqësi, turizëm, ku mundësitë janë të mëdha”,- theksoi ndër të tjera z. Meta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/