Mjeku i urgjences hyn ne karantine, vizitoi tre te infektuar pa pajisje

Mjeku i urgjences hyn ne karantine, vizitoi tre te infektuar pa pajisje

624
0
Shares

Ilir Allkja, mjek në Urgjencën e QSUT ka njoftuar përmes një videoje në Facebook se është futur në karantinë fill pasi kishte vizituar tre pacientë që rezultuan më pas pozitivë me koronavirus.

Mjeku thotë në video se shkoi pa veshjet speciale për të vizituar tre pacientë dhe rrjedhimisht dyshon se është infektuar edhe vetë.

Ndër të tjera ai thotë se mjekët po dërgohen në raste të dyshimta pa veshjet speciale dhe kjo ka gjasë të çojë në kolaps të Sistemit Shëndetësor nëse nuk merren masa.

Postimi i mjekut Allkja:

Unë quhem Ilir Allkja, jam mjek në Urgjencën paraspitalore të QSUT-së. Unë me kolegët e mi jemi në vijën e parë të luftës ndaj epidemisë COVID-19 që ka shpërthyer në Shqipëri dhe po shërbejmë me vetëmohim për të shpëtuar jetët njerëzore.

Unë sot personalisht jam i vetëkarantinuar derisa të konfirmohet gjendja ime shëndetësore, pasi mbrëmë kam vizituar tre pacientë të dyshuar me COVID 19, pa veshjen speciale. Me dëshpërim kam konstatuar se njësia e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore po na dërgon raste të cilat na i paraqesin si neurologjike apo gastronetorologjike, ndërkohë që ankesa kryesore e pacientëve ka qenë temperatura dhe vështirësia në frymëmarrje, raste që janë të dyshuara me COVID 19.
Ne kemi shkuar në këto raste të mbrojtur nga një maskë e thjeshtë kirurgjike, ndërkohë që duhej me doemos të shkonim me veshje të posaçme.
Unë kam një thirrje për kolegët e Koordinimit të Urgjencave Mjekësore si dhe për drejtorin e saj z.Skëndër Brataj: Jini më të kujdesshëm në pyetjen e personave që kërkojnë ndihmë nga numri 127. Kërkoni nëse ata (personat) kanë temperaturë, nëse kanë simptoma respiratorë, nëse kanë lidhje me njerëz të infektuar apo persona që kanë udhëtuar.

Ne duhet të punojmë të gjithë me mençuri që sistemi shëndetësor të mos bjerë në kolaps nga pakujdesia apo papërgjegjshmëria. Ne po punojmë që të kursehet jeta e çdo shqiptari. Ju duhet të kurseni jetën e çdo mjeku apo infermieri. Ju na nisni me veshje speciale për çdo rast të dyshuar! Veshjet vlejnë shumë më pak sesa jeta jonë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY